Profi

Agjensi Imobiliare Family Real Estate

3 vlerësime

Brunilda C.

Brunilda C.

30 shtator 2025

Pata një eksperiencë shumë të mirë me Family Real Estate. Agjenti Aldo ishte profesional, korrekt dhe më ndihmoi të gjej shtëpinë me qira sipas kërkesave të mia. Shumë i rekomandueshëm.

Griselda B.

Griselda B.

29 korrik 2025

Mora Shtëpinë që doja, pa stres dhe pa humbur kohë dhe kjo falë Xhuljanos! Ishte shumë profesional, i sjellshëm dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmonte në çdo hap të procesit. Më ndihmoi të gjej shtëpinë e duhur për qira në një kohë shumë të shkurtër, duke u kujdesur për çdo detaj. E vlerësoj shumë përkushtimin dhe komunikimin e tij të qartë dhe të ndershëm. E rekomandoj për këdo që kërkon një agjent të besueshëm dhe efikas!

Visa L.

Visa L.

29 korrik 2024

Kam pasur një përvojë fantastike me Family Real Estate. Nga momenti i parë që kontaktova agjensinë, ndjeva një nivel të lartë profesionalizmi dhe kujdesi për nevojat e mia. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte shërbimi i personalizuar që ofrojnë. Ata kuptojnë se çdo familje ka nevoja dhe dëshira të ndryshme, dhe punuan fort për të gjetur shtëpinë perfekte për ne. Gjithashtu, komunikimi ishte i shkëlqyer; ishin gjithmonë të disponueshëm dhe të gatshëm për të na ndihmuar me çdo çështje që dilte. Në fund, ne gjetëm shtëpinë e ëndrrave tona dhe jemi shumë mirënjohës për gjithë ndihmën dhe përkrahjen që morëm nga Family Real Estate. Pa dyshim do t’i rekomandoja këtë agjensi çdokujt që kërkon të blejë ose shesë një pronë.❤️✨🙏