Kalo te përmbajtja
Profi

Eksploro Profi

Për biznese

Si ta vë biznesin tim në Profi?

Faqja e biznesit në Profi është falas. Nëse biznesi është tashmë në listë, e merr me NIPT, me dokument identiteti ose menjëherë me email-in e punës; nëse jo, e krijon në pesë hapa. Pastaj shton oraret, shërbimet, produktet, ofertat dhe punët — dhe del në kërkim, në faqen e qytetit dhe të kategorisë. Renditja nuk blihet.

Sa kushton?

Faqja, modulet, vlerësimet, karta QR, shpalljet e punës, eventet dhe ofertat janë falas, pa afat. Paguhen vetëm tre gjëra, dhe secila zgjidhet veçmas: reklamat, njoftimi i veçuar dhe shitja e kartave dhuratë. Nuk ka pagesë për t'u shfaqur në kërkim.

  • ReklamaHapësira reklamash nën emrin e biznesit, me buxhet të caktuar nga ti.
  • Njoftim i veçuarNjë njoftim i biznesit ngrihet në krye për një periudhë.
  • Karta dhuratëShitje kartash dhuratë — kërkon NIPT të verifikuar.

Postimi në Instagram dhe Facebook nga një panel i vetëm, dhe Para & Pas pa kufi me video, janë veçori Pro që i aktivizon ekipi i Profi — na shkruaj te Kontakti.

Si hyj?

Biznesi është tashmë në Profi

Shumica e bizneseve janë importuar dhe nuk kanë ende pronar. Hap faqen e biznesit, shtyp "Merr këtë biznes" dhe zgjidh provën: NIPT (e krahasojmë me QKB-në), foto të dokumentit të identitetit, ose — nëse hyn me Google me email-in e punës në domain-in e biznesit — verifikim i menjëhershëm. Shqyrtimi zgjat deri në 48 orë.

Biznesi nuk është në Profi

Krijoje në pesë hapa: kategoritë (mund të zgjedhësh disa), emri dhe adresa web, vendndodhja, kontaktet, rishikimi. Biznesi është aktiv dhe i dukshëm menjëherë; nuk pret aprovim.

Udhëzuesi hap pas hapi për pronarët (kërkon llogari) →

Çfarë mban faqja e biznesit?

Modulet i aktivizon vetë, nga paneli i biznesit, vetëm ato që do t'i mbash të përditësuara. Secili prej këtyre është një faqe e gatshme:

  • OraretOraret e hapjes dhe ditët kur je larg.
  • Galeria dhe Para & PasFotot e tua dhe fotot që klientët ngarkojnë me aprovimin tënd.
  • Shërbime, produkte, menuLista me çmime; një dyqan merr porosi online me zonat e tij të dërgesës.
  • Oferta, kupona, lotariMe afat dhe kushte, nën emrin tënd.
  • Evente dhe postimeLajmet e biznesit në faqen e tij.
  • PunësimeShpalljet dalin edhe te Punët në Profi.
  • StafiEkipi me rolet e tij; anëtarët mund ta lidhin profilin e tyre.
  • FAQ dhe specifikimetPyetjet e shpeshta, gjuhët e stafit, pajisjet dhe materialet.
  • Disa lokacioneDegët nën një faqe.
  • Rrjetet socialeInstagram, Facebook, TikTok… në faqe.
  • Karta QR për vlerësimePrintoje dhe vëre në banak — klienti skanon dhe vlerëson.
  • VlerësimetTë lexosh, dhe të kundërshtosh një vlerësim të rremë — vendos moderatori.

Si shfaqem më lart?

Renditja në Profi është e publikuar dhe e njëjtë për të gjithë: një vlerësim i peshuar që merr parasysh sa vlerësime e mbështesin notën, dhe një prag minimal vlerësimesh për të dalë në faqet "Më të mirat". Asnjë pagesë nuk e ndryshon. Tri gjëra i ndryshon vetë:

  1. 1Plotëso profilin — emri, përshkrimi, telefoni, oraret, kategoritë, adresa. Paneli ka listën e kontrollit.
  2. 2Mblidh vlerësime të vërteta — printo kartën QR dhe kërkoja klientit në banak. Vlerësimet maten me çmimin që pagoi klienti.
  3. 3Mbaje faqen gjallë — oferta, evente, foto të reja. Një modul bosh nuk i thotë asgjë klientit.

Metodologjia e renditjes →Si funksionojnë vlerësimet →Sa biznese ka në Profi, sipas qytetit →Si funksionon punësimi →Si funksionon stafi →

Kush e menaxhon faqen?

Kush e merr biznesin bëhet Pronari i faqes dhe bën gjithçka, përfshirë reklamat. Një biznes mund të ketë edhe Menaxherë (të njëjtat të drejta) dhe Redaktorë (vetëm përmbajtja) — këta i cakton ekipi i Profi me kërkesën e pronarit, te Kontakti.

Për cilin lloj biznesi?

  • Biznese lokale — dyqane, restorante, kafene, berberë, salone, klinika: oraret, menuja ose shërbimet, galeria, vlerësimet.
  • Agjenci dhe operatorë — prona, ture, makina me qera: modulet vertikale me listat e tyre.
  • Dyqane online — katalog produktesh me variante, zona dërgese dhe porosi.
  • Profesionistë individualë — elektricistë, hidraulikë, mësues: profili profesional, jo faqe biznesi →