Kalo te përmbajtja
Profi

Eksploro Profi

Komuniteti

Si kontribuon në Profi?

Shumica e bizneseve në Profi janë importuar dhe askush nuk i mban të përditësuara përveç njerëzve që i vizitojnë. Pesë gjëra mund të bësh pa pasur biznes: vlerëso, ngarko një foto, propozo një korrigjim — edhe pa llogari — raporto diçka që nuk shkon, ose merr biznesin tënd. Secila kalon nëpër një kontroll të përcaktuar, që e lexon më poshtë.

1Vlerëso

Vlerësimi i një biznesi dhe ai i një personi nga stafi publikohen pasi i sheh një moderator; përmbajtja e ndaluar refuzohet para se të ruhet, dhe biznesi mund ta kundërshtojë vlerësimin. Rregulli për të dyja: vlerëso atë që more kundrejt asaj që pagove.

Si funksionojnë vlerësimet →Vlerësimet e stafit →

2Ngarko një foto

Nga faqja e biznesit, te "Foto nga komuniteti". Kërkon llogari. Fotoja nuk shfaqet menjëherë: pronari i biznesit e sheh dhe e miraton — ose e refuzon. Pas miratimit, kushdo mund ta shënojë si të dobishme.

3Propozo një korrigjim

Numri nuk përgjigjet, dyqani është mbyllur, oraret kanë ndryshuar? Shtyp "Propozo një korrigjim" në faqen e biznesit. Nuk kërkon llogari — kush e vëren gabimin është kalimtar, dhe një mur hyrjeje para një nderi tridhjetë sekondësh nuk mbledh asgjë.

  • Çfarë mund të korrigjosh: emrin, telefonin, adresën, oraret, faqen web, përshkrimin, kategorinë, vendndodhjen në hartë, ose "është mbyllur përgjithmonë".
  • Propozimi nuk e ndryshon biznesin vetë: e lexon një njeri, dhe biznesi — nëse ka pronar — mund ta konfirmojë ose ta kundërshtojë. Vetëm atëherë zbatohet.

4Raporto

Një biznes që nuk ekziston, një njoftim mashtrues, një vlerësim i rremë, një përdorues, një foto e komunitetit, një postim në grup, ose një foto Para & Pas ku je ti — të gjitha kanë butonin "Raporto". Raportimi kërkon llogari, sepse mund të çojë në fshehjen e një përmbajtjeje dhe duhet të ketë autor. E shqyrton një moderator; asgjë nuk fshihet automatikisht.

5Merr biznesin tënd

Nëse biznesi është i yti, merre: NIPT, foto e dokumentit, ose menjëherë me email-in e punës. Pastaj përditësimet i bën vetë, dhe korrigjimet e komunitetit të vijnë ty për konfirmim.

Për biznese →

6Pikët dhe çmimet

Vlerësimet dhe fotot e miratuara fitojnë pikë sezoni te Sezonet e Profi: një renditje me çmime sezoni, që paguhen nga paratë që përndryshe do të shkonin në reklama. 1★ dhe 5★ fitojnë njësoj. Korrigjimet dhe raportimet nuk japin pikë — ato ndryshojnë faqen dhe mbrojnë klientin e radhës. Pikët e besnikërisë janë tjetër gjë: vijnë vetëm nga blerjet në marketplace.

Sezonet e Profi →Pikët e besnikërisë →