krislin M.
Isha kete te enjte , ambienti eshte shume i bukur por te linte shume per te deshiruar ushqimi , Dhe pse se kuptoj ska menu fikse na sollen mezore vetem keto ne foto ku perfshihej buka e misrit e servirur e ftohet , ishte gur qe gerciste neper dhemb sepse ishte e ndenjur se bashku me patatet e furres gjithashtu te forta , te shijshme kishin djathin me susam dhe mishi morem paidhaqe qe te pakten ato ishin pjekur ne moment . Me cmimin qe paguam ishte turp .
rejan M.
Një përvojë absolutisht fantastike! Pamja nga ky restorant është mahnitëse, ku mund të shijosh krejt qytetin si në pëllëmbë të dorës, gjë që e bën atmosferën mjaft të veçantë. Ushqimi ishte i mrekullueshëm dhe i gatuar me shumë shije, por ajo që e plotësoi mbrëmjen ishte shërbimi i shkëlqyer. Një falënderim i përzemërt për Lumin, i cili ishte shumë i vëmendshëm, profesionist dhe u kujdes që të mos na mungonte asgjë. Një vend që duhet vizituar patjetër për ushqimin, pamjen dhe mikpritjen!"
E
Vendi perfekt nese doni nje destinacion te qete me ushqim te mire tradicional dhe te perzgjedhur, jo ushqime te rendomta tavernash. Pamja eshte ideale per tu vizituar diten pasi shihet gjithe qyteti dhe keshtjella. Ambienti ishte i ngrohte dhe familjar. Stafi na sugjeroi disa mesore duke ju pershtatur kerkesave tona dhe rezultuan shume te mira, pjata qe nuk i gjen diku tjeter. Mishi ishte po ashtu shume i mire, brinje te fresketa vici dhe berxolla te gatuara me mire se ne steak house te mirefillte. Shume i bollshem aq sa nje pjese e morem me vete. Embelsirat tradicionale duhen provuar pa dyshim. Nder vendet me te preferuara gjate qendrimit ne Shkoder qe e sugjeroj te kushdo, kjo fale mikepritjes se stafit me nje sherbim dhe gatim ne perfeksion.