Profi

Agroturizem Rrahmani

5 vlerësime

Klobeta K.

Klobeta K.

11 korrik 2026

Eksperiencë fantastike te Agroturizëm Rrahmani në Dajt! Isha e ftuar në një ditëlindje dhe kaluam vërtet shumë bukur. Ambienti është i mrekullueshëm, vilat janë të pastra, komode dhe të mirëmbajtura. Stafi ishte shumë i sjellshëm dhe në gatishmëri gjatë gjithë kohës, duke u kujdesur që çdo gjë të shkonte perfekt. Edhe restoranti poshtë vilave ishte i shkëlqyer, me ushqim shumë të mirë dhe shërbim të shkëlqyer. Përveçse është vend ideal për të organizuar ditëlindje apo festa, është edhe zgjedhja perfekte për të kaluar një fundjavë ndryshe, larg zhurmës së qytetit. E rekomandoj pa hezitim!

Klert H.

Klert H.

10 maj 2026

Vendi Perfekt Qetsi,Panoram, Relaks Stafi shume Mikprites Vilat te pastra dhe komode Ushqimi Bio 100%

Elton K.

Elton K.

29 tetor 2025

Poshtë këtij biznesë duhet të kalojë rruga që do të lidhet me Rrugën e Arbërit . Kjo Luginë meriton respekt maksimal për të zhvilluar një aks mjaft të shkurtër por që do të mirëplanifikohet për ti sjellë urbanizim dhe mjaft zhvillim zonës . Ky biznes ndodhen në nyjen më të rëndësishme të kësaj RRUGE .

Sonja R.

Sonja R.

28 gusht 2025

Një eksperiencë shumë e këndshme tek Agro Turizëm Rrahmani. Ushqim i freskët dhe i shijshëm, ambient i bukur dhe i qetë, si dhe shërbim i shkëlqyer. Vendi ideal për t’u çlodhur dhe për të shijuar gatime tradicionale. 🌸🍴

Majlinda M.

Majlinda M.

13 korrik 2025

Do jepja 10 yje nëse do të ishte e mundur! Ushqimi ishte absolutisht i mrekullueshëm — plot shije autentike shqiptare dhe traditë. Çdo pjatë kishte shijen e shtëpisë dhe më solli shumë kujtime. Restoranti ndodhet në Qafë Mollë, në mes të maleve, dhe atmosfera është magjike , e qetë, natyrore dhe relaksuese. Ne ishim katër vetë dhe ushqimi ishte më shumë se i bollshëm, ndërsa çmimi ishte pabesueshmërisht i lirë. Shërbimi ishte i ngrohtë dhe mikpritës, dhe të bënte të ndiheshe si në shtëpi. E rekomandoj për këdo që dëshiron të provojë një shije të vërtetë të kulturës shqiptare! Simply hidden gem, just the best!