Tea H.
Eshte autoshkolla e duhur per te mesuar makinen me seriozitet dhe ne menyre te sakte, por njekohesisht pa stres edhe me qejf. Instruktoret jane shume pozitiv, te durueshem dhe te ndihmojne ne cdo moment. Gjithashtu nga Autoshkolla Cerina merr pergjigje ne cdo kohe per pyetje apo pasiguri qe mund te kesh. Ju sugjeroj pa dyshim!
Era K.
Përvojë shumë e mirë me Autoshkollën Cerina. Instruktorë profesionalë dhe të përkushtuar. E rekomandoj për këdo që dëshiron të mësojë drejtimin në mënyrë serioze dhe të sigurt
alvaro N.
Jam shumë i kënaqur me përvojën time në këtë autoshkollë. Instruktorët janë profesionistë, të durueshëm dhe shpjegojnë gjithçka në mënyrë të qartë. Orët praktike ishin të organizuara mirë dhe më ndihmuan të fitoj siguri në drejtimin e makinës. E rekomandoj këtë autoshkollë për këdo që dëshiron të mësojë të ngasë makinën në një ambient serioz dhe miqë
Vizion T.
Eksperiencë shumë e mirë nga fillimi deri në fund. Stafi ishte korrekt, i duruar dhe shumë profesional. Instruktorët ta shpjegojnë çdo gjë qartë dhe të ndihmojnë realisht të fitosh siguri në timon, jo thjesht të kalosh provimin. Orët praktike ishin të organizuara mirë dhe komunikimi gjithmonë korrekt. Falë tyre e mora patentën me sukses dhe pa stres. E rekomandoj pa diskutim për këdo që kërkon një autoshkollë serioze dhe profesionale.
Beki S.
Shumë e kënaqur me Autoshkollën Cerina! Profesionalizëm, durim dhe mbështetje në çdo hap. Falë tyre fitova besim dhe siguri në drejtim. E rekomandoj pa asnje dyshim! 🚗✨