Arben L.
Nje nga kompani mashtruse. Nga 26 kutia sollen 1 te demtuar dhe nuk pranojne ta kthejne mbrapsh. Thote ke firmosur marrjen ne dorzim.
Martin R.
Kisha porositur disa mobilje tek Best Sellers Albania dhe jam jashtezakonisht i kenaqur me gjithe eksperiencen. Qe nga momenti i porosise e deri te montimi, gjithcka u menaxhua ne menyre perfekte. Dorezimi u be ne kohe rekord shume me shpejt nga sa e prisja. Fredi dhe ekipi i montimit ishin tejet profesional te sjellshem dhe shume te kujdesshem me cdo detaj. Punuan me shpejtesi, pasterti dhe organizim, duke treguar profesionalizem gjate gjithe procesit. Ne fund, gjithcka u la e rregullt dhe e paster, gje qe e vleresova shume.
Leonardo D.
Kujdes!!! Sjellin produktin pergjysem dhe nuk mbajne asnji pergjegjesi. E gjitha kalon te klienti i shkrete qe po nuk kthevi pergjigje brenda 48 oresh ne whatsapp. Gjithcka humbet.
Grasiela M.
Jam shumë i kënaqur me përvojën time me Bestseller. Produktet që kam blerë kanë qenë me cilësi shumë të mirë dhe kanë përmbushur plotësisht pritshmëritë e mia. Gjithashtu më ka bërë përshtypje serioziteti i kompanisë dhe mënyra profesionale e komunikimit me klientët. Dorëzimi ishte i shpejtë dhe çdo gjë erdhi ashtu siç ishte përshkruar. Është gjithmonë kënaqësi të bashkëpunosh me një kompani që i kushton rëndësi cilësisë dhe kënaqësisë së klientit. Do ta rekomandoja pa hezitim Bestseller për këdo që kërkon produkte të besueshme dhe shërbim korrekt.
Ele D.
Jam kliente e rregullt dhe e kenaqur me produktet e Best seller por 4 yje sespe.. Dëshiroj të paraqes një ankesë lidhur me një situatë të ndodhur së fundmi në showroom-in tuaj. Dje data 03.01Para se të shkonte ora 21:00 (nga sa jam në dijeni, ky është orari zyrtar i mbylljes së dyqanit), ne po dilnim nga dyqani, pasi kisha hyrë vetëm për të parë një produkt me qëllim që në një moment të dytë ta porosisja. Në atë moment, një punonjëse e showroom-it, bjonde me flokë kacurrela, na u afrua për të na thënë se dyqani mbyllej në orën 21:00 dhe se duhej të largoheshim pasi ato duhet të përgatiteshin për mbyllje. Megjithëse ora nuk kishte shkuar ende 21:00, unë reagova thjesht me habi dhe u drejtova nga dalja pa krijuar asnjë problem. Ndërkohë, punonjësja më erdhi nga pas dhe vazhdoi të më fliste për edukatë, edhe pse unë nuk reagova në asnjë moment në mënyrë të papërshtatshme. Mendoj se një kompani kaq e madhe si Bestseller duhet të ofrojë një standard më të lartë kulture pune dhe më shumë durim gjatë turneve. Klienti nuk e ka për detyrë të përballet me frustrimet e ditës së stafit, pa dashur të ofendoj askënd. Shpresoj që kjo situatë të merret në konsideratë dhe të reflektohet për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. Faleminderit për mirëkuptimin.