ari
Ushqimi ishte shumë i mirë dhe i freskët. Stafi gjithashtu shumë korrekt dhe i sjellshëm. Ambient i këndshëm, ja vlen ta vizitosh.
Eltoni J.
Nje pjese e rruges eshte e pashtruar. Nuk keshilloj tavolinat jashte pasi dhe pse mund te jene ne ambjent te hapur eshte bezdisese balta! Shkuar me deshire per te provuar dicka ndryshe por mbetur te zhgenjyer. Mungese te pijeve freskuese dhe te kushtezuar te zgjidhje vetem lemon soda apo orange soda!!!! Porcione jo te bollshme! Tacos me mish vici ishte e shijshme. Eshte nje menyre jo korrekte kur porosit 2 gatime te ndryshme nga menuja dhe te vijne ne nje pjate te dyja duke mos perfshire as asortimentet shtese qe shenoheshin ne menu (speca te marinuar). Mish i kecit erdhi i ftohte. Ravioli e mbushur nuk kishte fare kripe!!! Raporti cilesi/cmim anonte me shume nga cmimi i larte dhe cilesi e ulet. Pritshmeria ishte e larte por nuk ia vlejti.
marcela C.
Mos e lini pa provuar makaronen e furres me nje djathe dhie shume aromatik dhe zafferan. Me vjen mire qe edhe agroturizmet po sjellin risi se na lodhen ato mesoret qe sherbehen njelloj gjithandej. Me pelqeu shume dhe polenta me tartuf te fresket po se fotografova dot se ftohej. Do kthehem per te provuar mishin e vicit qe sipas pershkrimit duhet te jete super! 😊