Kalo te përmbajtja

Eksploro Profi

Rreth Biznesit

Bujtina Peshtan

Përshkrimi

Një muze i vogël i luftës italo-greke në oborr e dallon Bujtinën Peshtan, bujtinë me kamping në fshatin Peshtan të Tepelenës, mes Gjirokastrës e Përmetit. Objektet e ekspozuara janë gjetur në oborrin e shtëpisë, në fshat dhe në malin Golik, ku kaloi fronti i Luftës së Dytë Botërore, dhe të zotët e bujtinës i kanë ruajtur ndër vite. Pronarët janë guida malore të certifikuara dhe i shoqërojnë mysafirët në ture me vështirësi të ndryshme: në gjurmët e luftës italo-greke, në kanionin e lumit të Zagorisë, te kalaja dhe te shkëmbi mbi Vjosë. Gatimet tradicionale përgatiten me prodhime nga kopshti, dhe bimët mjekësore e erëzat që mblidhen në zonë përdoren edhe në kuzhinë. Kush udhëton me çadër, karavan ose kamper vendoset në tokat rreth shtëpisë, me dush me ujë të ngrohtë, rrymë elektrike dhe vend për zjarr e skarë; atyre që vijnë pa çadër, bujtina u jep çadrat e veta.

Kontakti

Kategoritë

🏡Bujtinë🏨Hotel