Profi

Bujtina Tinari "Restaurant & Guesthouse"

4 vlerësime

Teuta M.

Teuta M.

1 shtator 2026

Një nga përvojat më të bukura që kemi pasur në Theth! Gatimi ishte thjesht fantastik — çdo gjë e freskët, e shijshme dhe e përgatitur me shumë kujdes. Ndihej që çdo pjatë ishte bërë me dashuri, por edhe me shumë profesionalizëm. Na pëlqeu shumë mënyra si ishin ruajtur shijet e gatimeve tradicionale dhe njëkohësisht çdo gjë ishte kaq e kuruar. Vërtet na la mbresa! Një sofër që të bën të ndihesh mirë dhe të kujton shijen e gatimit të shtëpisë. Faleminderit për mikpritjen dhe për gjithë këto shije të mrekullueshme! Do të ktheheshim patjetër përsëri.

Mire Z.

Mire Z.

17 gusht 2026

Shum knaqsi te darkoja ne restorant tinari ushqimet ishin shum te mira e te freskta te pergaditura me shum kujdesh nga shef Adi me stafin e ti te mrekullushem doja sugjeroj me knaqsi cdo kujt qe me kerkon ni restorant perfekt

Detjona R.

Detjona R.

18 korrik 2026

Cdo gjë këtu ishte super! Nga momenti që mbërritëm u ndjemë shumë të mirëpritur. Ambienti ishte i qetë, shumë i pastër dhe i kuruar deri në detaje. Stafi tepër i sjellshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Pamja dhe atmosfera të jepnin vërtet ndjesinë e relaksit dhe shkëputjes nga rutina. Ishte një eksperiencë shumë e bukur për ne dhe padyshim një vend ku do donim të riktheheshim përsëri. Faleminderit për mikpritjen! 🌿✨

Fitore B.

Fitore B.

13 maj 2026

Qëndrimi ynë në këtë hotel ishte i mrekullueshëm! Gjithçka ishte shumë e pastër dhe e rregullt. Dhoma ishte komode, me një pamje shumë të bukur nga dritarja. Lokacioni ishte perfekt, afër çdo gjëje dhe në një vend shumë të bukur. Shërbimi ishte i shkëlqyer dhe ushqimi shumë i shijshëm. Stafi ishte gjithmonë i sjellshëm dhe i gatshëm për të ndihmuar. Atmosfera ishte shumë e ngrohtë dhe mikpritëse. Familja që e menaxhon hotelin është jashtëzakonisht e mirë, e buzëqeshur dhe shumë ndihmuese. U ndjemë si në shtëpi. E rekomandojmë me gjithë zemër këtë hotel dhe patjetër do të kthehemi përsëri!