Profi

Dental Health

5 vlerësime

Jyksel M.

Jyksel M.

3 korrik 2026

Jam jashtëzakonisht e kënaqur me eksperiencën time te Dental Health. Kam kryer vendosjen e implanteve dentare dhe dhëmbëve prej zirkoni, dhe rezultati ka qenë shumë më i mirë nga sa e kisha imagjinuar. Që nga konsulta e parë, stafi tregoi profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes të veçantë. Mjekët më shpjeguan me qartësi çdo fazë të trajtimit dhe më bënë të ndihesha e sigurt gjatë gjithë procesit. Klinika është moderne, shumë e pastër dhe përdor materiale e teknologji të cilësisë së lartë. Rezultati përfundimtar është fantastik – dhëmbët duken plotësisht natyralë, janë shumë komodë dhe më kanë rikthyer buzëqeshjen dhe vetëbesimin. Falënderoj gjithë ekipin e Dental Health për punën e shkëlqyer, korrektësinë dhe përkushtimin,ne vecanti doktor Shukon. E rekomandoj me gjithë zemër Dental Health për këdo që kërkon implante dentare dhe dhëmbë zirkoni me cilësi maksimale. Pa asnjë dyshim, 5 yje të merituar!

Besiana

Besiana

1 prill 2026

Sapo përfundova fazën e parë të trajtimit me 4 implante dhe dua të ndaj eksperiencën time shumë pozitive. Tani jam në pritje të vendosjes së dhëmbëve pas 3 muajsh, por deri tani gjithçka ka qenë mbi pritshmëritë e mia. Klinika dentare kishte një ambient shumë të ngrohtë dhe energji pozitive që të bën të ndihesh menjëherë rehat. Stafi ishte jashtëzakonisht i sjellshëm, profesional dhe i përkushtuar. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte mënyra si skuadra punonte së bashku — me respekt, qetësi dhe harmoni të plotë me njëri-tjetrin. E ndjeva veten të sigurt dhe në duar të mira gjatë gjithë procesit. Faleminderit për kujdesin dhe profesionalizmin — mezi pres rezultatin final!

redian M.

redian M.

19 shkurt 2026

Jam shumë i kënaqur nga përvoja ime tek Dental Health. Stafi është jashtëzakonisht profesional, ambienti modern dhe higjiena perfekte. Çdo procedurë më është shpjeguar me kujdes dhe rezultati ka qenë mbi pritshmëritë e mia. Faleminderit për përkushtimin dhe punën e shkëlqyer — e rekomandoj pa asnjë hezitim për këdo që kërkon cilësi dhe besim në trajtimet dentare!

Romina A.

Romina A.

20 janar 2026

Klinika me e mire ne Tirane me super mjek te kualifikuar doktori Shuko ,dhe assistentia e tij Loreta kane bere nje pune te shkelqyer me mua ju falenderoj

Blerim R.

Blerim R.

14 korrik 2025

Shërbim i jashtëzakonshëm te Dental Health! Klinikë super moderne, higjienë maksimale dhe pajisje të teknologjisë së fundit. Stafi shumë profesionist, i sjellshëm dhe i përkushtuar. Puna bëhet me cilësi të lartë dhe kujdes të veçantë për çdo detaj. Rekomandoj me plot besim ,për mua, më të mirët! Servizio eccezionale presso Dental Health! Clinica super moderna, igiene impeccabile e attrezzature all’avanguardia. Lo staff è molto professionale, gentile e dedicato. Il lavoro viene svolto con alta qualità e grande attenzione ai dettagli. Raccomando con piena fiducia, per me, i migliori!