Marsela H.
Dje po kerkoja integrator me permbajtje hekuri, dhe google me drejtoi tek faqa web e farma-city. Kryeva nje porosi, trasporti per kete vlere ishte gratis ne Tirane , sot korrieri e dorezoi pa probleme.e vertet temperaturat jane ato qe jane por integratoret nuk avullojn. Nuk dija sa kohe duhej per dorezimin , i kontaktova ne oren 18:00 dje por nuk mora pergjigje, shkruajta email adreses suport qe kane , sot shkruajta mga whatsapp qe kane ne dispozicion, u pergjigjen , vura re se sherbimi whtasapp punon deri ne oren 17:00.Mbase i bezdisa pak por nuk doja te me anullohej porosia ! E keshillueshme !
xheni B.
Nuk kam parë ndonjëherë një biznes kaq korrekt dhe kaq të organizuar. Porosia ime ishte një eksperiencë që më la pa fjalë. E bëra në drekë, dhe vetëm pas pak orësh, në pasdite, më mori posta në telefon për të më sjellë produktin. Ky shërbim ishte shumë më i shpejtë se ç’mund ta kisha menduar. Jam suprizuar jashtëzakonisht nga profesionalizmi dhe serioziteti i stafit. Shpejtësia e dorëzimit ishte e jashtëzakonshme madje edhe ushqimi kur e porosis nuk më vjen kaq shpejt! Ky nivel korrektësie dhe përkushtimi tregon se Farma City e vlerëson klientin dhe e vendos gjithmonë në qendër. Përveç shpejtësisë, më pëlqeu edhe mënyra se si u komunikua me mua me respekt, me kujdes dhe me qartësi. Ndjeva që isha duke bashkëpunuar me një ekip që e merr punën seriozisht dhe që ka standarde të larta. Ky është një shembull i shkëlqyer se si duhet të funksionojë një biznes modern porosi e thjeshtë, komunikim i menjëhershëm, dorëzim i shpejtë dhe klient i kënaqur. Bravo për punën që bëni dhe për energjinë pozitive që përcillni. Ju meritoni çdo kompliment! 😍😍😍⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️🥰🥰🥰
Enxhi S.
Dikur porosisja shume dhe me vinin gati brenda dites,muajt e fundit nga vera pak a shume jam detyruar disa here te anulloja porosite sepse nuk me vinin ne kohe, vonesa gati 1 jave qe me duket absurde. Me absurde akoma eshte nje porosi qe kam ber ne fund te dhjetorit dhe jemi gati ne fund te janarit e cila nuk ka ardhur ende dhe as nuk marr nje reagim nga subjekti. Shum zhgenjyes, personalisht nuk porosis me dhe ashtu sic i kam sygjeruar te gjithe te njohurve te mi te porosisnin dikur, tani i them te mos porosisin me se jan shum jo korrekt, nuk me ka rastisur kjo mos korrektesi ne asnje vend tjeter deri sot.