Profi

Fitness Passion Erol

5 vlerësime

Mirela G.

Mirela G.

9 korrik 2026

Fitness Passion Erol,,, 10/10 Jam shumë e kënaqur me këtë palestër. Që nga dita e parë jam ndier e mirëpritur. Ambienti është i pastër, pajisjet janë shumë të mira dhe instruktorët janë profesionalë, të duruar dhe gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë. Këtu kam gjetur motivim për të qenë e rregullt me stërvitjen dhe e rekomandoj me shumë kënaqësi për këdo që dëshiron të kujdeset për veten.

DJ A.

DJ A.

19 mars 2026

The best gym in Tirana. Nje palester e shkelqyer, me instruktor profesional edhe mjete shum komode dhe profesionale. Plus, ajrobi qe te mbash trupin ne forma sportive. Edhe Sauna cdo jave. Nje vend per tu par si shembull dhe kulture sportive.

Euglena M.

Euglena M.

11 mars 2026

Fitness passion Erol është një nga vendet më të mira për tu stërvitur! 💪 Atmosfera është shumë pozitive dhe motivuese, gjë që të bën të kesh dëshirë të vish çdo ditë. Pajisjet janë moderne, të pastra dhe gjithmonë në gjendje shumë të mirë, duke të dhënë mundësinë për një stërvitje të plotë dhe profesionale. Stafi është shumë miqësor dhe i gatshëm të ndihmojë në çdo moment. Trajnerët janë profesionistë dhe të motivuar për të të ndihmuar të arrish qëllimet e tua, pavarësisht nëse je fillestar apo i avancuar. 🙌 Ambientet janë gjithmonë të pastra dhe të organizuara, dhe energjia që ndjen brenda palestrës është vërtet fantastike. Është vendi perfekt për të përmirësuar formën fizike, për të ulur stresin dhe për të ndërtuar një stil jetese më të shëndetshëm. 🏋️‍♂️🔥 E rekomandoj shumë për këdo që kërkon një palestër cilësore, me staf të mrekullueshëm dhe një ambient që të motivon çdo ditë!

Ornela C.

Ornela C.

19 shtator 2024

The most Top-Notch gym ever !!!!!✨✨✨✨✨ Palestra jonë ofron një gamë të gjerë pajisjesh për stërvitje kardio, me pesha dhe pajisje funksionale për programet stërvitore si Aerobi dhe CrossFit. Instruktorët tanë janë thjesht të jashtëzakonshëm🤌, gjithmonë të gatshëm të të ndihmojnë sa herë të kesh nevojë, me seriozitet dhe disiplinë, duke krijuar një atmosferë motivuese dhe miqësore në të njëjtën kohë🤝 Mbi të gjitha, abonimet tona mujore janë perfekte dhe ofrojnë zbritje për anëtarësime afatgjata✌️ Fitness Passion Erol, we go hard!!!💪

Oltjon M.

Oltjon M.

11 shtator 2024

Pajisjet profesionale. Stafi i perkushtuar dhe me eksperience shume vjecare. Ja rekomandoj kujtdo!