Profi

GoTech Electronics Komuna Parisit

4 vlerësime

Jona M.

Jona M.

11 qershor 2026

Sherbimi me i keq qe kam perjetuar. Lavatricja u prish pas vetem 3 perdorimesh dhe 2 javesh nga blerja, por kompania refuzon garancine duke e justifikuar me nje pretendim absurd per “demtim fizik”. Produkti eshte perdorur normalisht dhe eshte praktikisht i ri. Prej ditesh me sorollasin nga nje departament te tjetri, ku askush nuk merr pergjegjesi dhe askush nuk jep nje zgjidhje konkrete. Cdo telefonate perfundon me nje justifikim ose me premtimin se “do ju kontaktojme”, gje qe nuk ndodh kurre. Kur nje produkt prishet pas vetem 2 javesh dhe kompania ben cmos per t’i ikur pergjegjesise, kjo tregon mungese serioziteti, profesionalizmi dhe respekti ndaj klientit. Sherbimi pas shitjes eshte katastrofe dhe garancia duket se ekziston vetem ne leter. Kujdes para se te blini nga kjo kompani, sepse nese hasni nje problem, me shume mundesi do te mbeteni pa zgjidhje dhe do te humbisni kohe duke u sorollatur pa fund.

Mikael L.

Mikael L.

14 prill 2026

Gotech Electronic është një dyqan i mirë për pajisje teknologjike, me produkte cilësore dhe çmime të arsyeshme. Stafi është i sjellshëm dhe ndihmon në zgjedhjen e duhur. Në përgjithësi, një zgjedhje e besueshme për blerje teknologjie

Gisela M.

Gisela M.

14 prill 2026

Produktet shume te mira dhe vajzen me syze qe me ndihmoj te zgjedh e falenderoj ishte vertet shume e sjellshme🌟

Kety D.

Kety D.

13 janar 2026

Cemime te larta per Kosov por personel i kujdeseshem ndaj klientit.