Petraq C.
Shume zhgenjyese si eksperience, kamarieri ishte i pasjellshem arrogant dhe aspak profesional. Sjellje e papranueshme per nje vend qe pret kliente.
anila Q.
Vend i mrekullueshëm! Mikpritje e ngrohtë, natyrë magjepsëse dhe qetësi për shpirtin! Me siguri do të rikthehem përsëri.
Artan K.
Hotel shume i kendshem, i paster dhe i ngrohte. Nje ambient shume familjar dhe i keshillueshem per cdo shoqeri. Restoranti fantastik, ushqimet e fresketa dhe tradite. Pamja e mahniteshme dhe me shume atraksione afer. Stafi shume i sjellshem dhe te gatshem ne cdo moment per te sherbyer.
Antea K.
Ne kaluam vec për të darkuar dhe vlersimi eshte për pjesën e restorantit. I cili ishte shumë i mir, i shkëlqyer. Ne morëm disa gatime tradicionale si flija e cila ishte shum e mir, kos-i ishte i bër vet. Sallata jeshile me salcë franceze ishte shum “crunchy” shumë e fresket- e njom. Na pëlqeu shumë. Supa e pulës ishte më e mira për ne pasi në një dark të ftohtë në mal na ngrohu shpirtin ishte shumë e shijshme . Ajo qe më ra në sy ishin pjata dhe serviset shum të bukra. Arredimi i lokalit në pergjithsi ishte shum i bukur Muzika ishte e qet në sfond dhe të jepte dhe iden e një darke të qet Vëndi kishte shumë familjarë / familje me femijë te cilët për mendimin tim jan duke u kënaqur dhe eshte goxha kid-friendly . Dhe menuja gjithashtu eshte për të gjitha moshat dhe preferencat. Dhe moderne dhe tradicionale Cmimet ishin shum të mira dhe shuuuumë , shumë të arsyeshme qe vlen për t’u vlersuar . Në disa prej fotot ushqimet jan të mbaruara pasi ishin vërtet të mira dhe nuk pritem dot për t’i fotografuar