xhulio T.
Nderroni ate djalin te cadrat se dukej sikur e kishit marre me zor ne pune . Nga momemti ne moment mund te plasi sherri me klientet nga pergjigjet qe jepte .
Megjana B.
Është një vend shumë i bukur dhe duket qartë që është bërë një investim i madh. Fatkeqësisht, problemi kryesor qëndron te shërbimi. Stafi është shumë i pasjellshëm. Nuk të përshëndesin, vijnë te tavolina dhe rrinë duarkryq. Tavolinat nuk pastrohen siç duhet; të sjellin pijet ndërkohë që tavolina është ende me njolla kafeje dhe sheqeri. Edhe kur u kërkon një leckë që ta pastrojnë, nuk ta sjellin dhe detyrohesh të shkosh ta marrësh vetë. Dy her kam vajtur atje dhe po e njejta gje . Një vend kaq i bukur meriton një shërbim shumë më profesional dhe më mikpritës.
Fiona M.
Pamja qe vendi ofronte ishte shume e bukur. Organizimi si ne kafe, dhe restorant nje katastrofë. Vonesë si per te sjell menune, si per te porosit...dhe per te te orientuar cilat ushqime ishin akoma gjendje , dhe cilat jo. Ushqimi aspak i mire, dhe mungesë sinqeriteti ne menu Sherbimi po aq i keq ( pervec nje kamarier qe ishte i mire, pronarët vec bërtisnin ne sy te klientëve).