Blackpearl
Gocat jane fantastike te gjitha. Thank you especially Merites per sot dhe duart e saj flori. Masazhi ne trajtim kembesh 1000/10 ✨
Ada M.
Shërbim shumë profesional dhe ambient super i pastër te Jona Nails Cosmetic. Vajzat janë të kujdesshme në çdo detaj dhe rezultatet dalin gjithmonë perfekte. Thonjtë zgjasin shumë dhe modeli del tamam siç e kërkon. E rekomandoj me shumë kënaqësi!” 💅✨
Fjona K.
Kam pasur probleme shumë të mëdha me thoin në mish dhe ishte diçka që më shqetësonte vazhdimisht, por falë vajzave te Jona Nails Cosmetics gjithçka është zgjidhur në mënyrë perfekte. Sot nuk kam më asnjë shqetësim dhe ndihem super e lumtur me rezultatin. Stafi është i mrekullueshëm, shumë i sjellshëm dhe tepër profesional. Vajzat janë shumë të përkushtuara dhe të duruara, duke të shpjeguar çdo hap dhe duke u siguruar që të jesh gjithmonë komode. Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është kujdesi i vazhdueshëm qe vajzat kanë pasur për ecurinë e protezës, gjë që tregon sa seriozisht e marrin punën dhe klientët e tyre. E gjithë periudha e trajtimit ka qenë perfekte dhe shumë më e lehtë nga sa e mendoja. I rekomandoj me gjithë zemër për këdo që ka probleme të ngjashme ose thjesht kërkon shërbim cilësor dhe profesional.
barbara C.
Super eksperiencë te Jona Nails & Cosmetic! 🥰 Kam bërë thonjtë dhe vetullat dhe jam më shumë se e kënaqur me rezultatin. Punë shumë profesionale, detaje perfekte dhe shumë kujdes për çdo hap. Thonjtë më dolën fiks siç i doja – elegantë dhe shumë të rregullt, ndërsa vetullat të punuara me shumë finesë, duke ruajtur natyralitetin. Ambienti shumë i pastër dhe i këndshëm, dhe stafi tepër i sjellshëm dhe i duruar. Ndihet që punojnë me pasion dhe cilësi. E rekomandoj 100% për këdo që kërkon shërbim cilësor dhe rezultat perfekt! 💅✨
Teuta
Vendi më i mirë për thonj, ka 3 vite qe i bëj rregullisht ktu, punimi rri njejt si pas nje muaji. Gocat jane shume shume te mira, cdo gje eshte e pastert dhe e rregullt. 10/10 🫶