Arlina A.
Shume e pakenaqur me kliniken….pastrim gurezash qe te tallen per 5 minuta me ore ne dore vetem ketu kam pare….
Dorina P.
Eksperiencë super positive ♥️. Stafi shumë i vëmendshëm duke filluar nga takimi i lënë me telefon me Royn që kujdeset në çdo hap që çdo gjë te shkoje mirë dhe shpejt. Ka mbi 15 vite që kuroj dhëmbët ne klinikë Albdental dhe vërej me kenaqesi që stafi zgjerohet me doktorë te gjithë te aftë dhe me shumë vëmendje ndaj meje. Shkoj gjithmonë me kenaqesi dhe e keshilloj te gjithëve. Faleminderit si gjithmonë Dr. Klajdit, Lorit, Ildës, asistentët dhe Royt që mirëpret gjithmonë me buzëqeshje.
Cap.Enkeleid S.
Dottore Flori , je i Mrekullueshèm..ke njè Staf super exelent.. Je Aset per Durresin... Faleminderit....
Flori S.
Staf i shkelqyer. Shume perkushtues ndaj punes dhe te kujdesshem ne cdo detaj qe ne si paciente te ndjehemi sa me mire. Klinike me te gjitha pajisjet bashkekohore dhe nje profesionalizem i arrire. Klinika me e mire ne Durres.
erjona K.
Përvoja ime në Albdental ka qenë shumë e keqe dhe zhgënjyese. Shkova për heqjen e një dhëmbi, por doktori nuk arriti ta heqë dot dhe më la rrënjët brenda, duke më shkaktuar dhimbje dhe dëmtime të mëdha në gojë. Për më tepër, më detyruan të paguaj 100€, edhe pse procedura nuk përfundoi siç duhet. Ajo që më shqetësoi edhe më shumë ishte sjellja e doktorit – ishte shumë i paedukatë dhe agresiv, madje i bërtiste ndihmëses së tij përpara pacientëve. Pasi dola nga klinika, ndihesha e traumatizuar dhe me dhimbje të mëdha. Nuk e rekomandoj këtë klinikë për asnjë arsye. Ka shumë klinika të tjera me staf më profesionist, më të kujdesshëm dhe me standarde shumë më të larta shërbimi.