Sezonet e Profi
Sezoni Vjeshte Dimer 2026
Paratë që do të shkonin në reklama u shkojnë njerëzve që vlerësojnë bizneset. Shkruaj për vendet ku ke qenë, fito pikë, ngjitu në renditje.
Në zhvillim1 tetor 2026 – 31 dhjetor 2026
Çmimet e sezonit
Fondi: €356. Fondi mund të rritet gjatë sezonit — asnjë çmim i shpallur nuk ulet.
- Vendi i parë€100
- Vendi i dytë€50
- Vendi i tretë€33
- Vendi i katërt€25
- Vendi i pestë€20
- Vendi i gjashtë€16
- Vendi i shtatë€14
- Vendi i tetë€12
- Vendi i nëntë€11
- Pionieri i sezonit€71
Një çmim për person në sezon. Pionieri: kush shkruan më shumë vlerësime të para për biznese që s’kishin asnjë në Profi. Duhen të paktën 30 pikë për një çmim me para.
Ndryshim më 16 tetor 2026: për çmimet me para tani numërohen të gjitha kontributet e miratuara të sezonit, jo vetëm vizitat e verifikuara. Fondi dhe çmimet mbeten siç u shpallën.
Renditja
- 1
Tomi D.
- Themelues: Kontribuoi gjatë Sezonit 0
- Pionier: Recensioni i parë i një biznesi
1 vlerësime1
20pikë
- 2
Desara S.
- Themelues: Kontribuoi gjatë Sezonit 0
- Pionier: Recensioni i parë i një biznesi
1 vlerësime1
20pikë
- 3
amarildo 1.
- Themelues: Kontribuoi gjatë Sezonit 0
- Pionier: Recensioni i parë i një biznesi
1 vlerësime1
12pikë
- 4
Bruno L.
- Themelues: Kontribuoi gjatë Sezonit 0
- Pionier: Recensioni i parë i një biznesi
1 vlerësime1
12pikë
- 5
Ajsi H.
- Themelues: Kontribuoi gjatë Sezonit 0
- Pionier: Recensioni i parë i një biznesi
1 vlerësime1
12pikë
- 6
Alkeo G.
- Themelues: Kontribuoi gjatë Sezonit 0
- Pionier: Recensioni i parë i një biznesi
1 vlerësime1
12pikë
- 7
Xhuli K.
- Themelues: Kontribuoi gjatë Sezonit 0
- Pionier: Recensioni i parë i një biznesi
1 vlerësime1
12pikë
- 8
Livalli A.
- Themelues: Kontribuoi gjatë Sezonit 0
- Pionier: Recensioni i parë i një biznesi
1 vlerësime1
12pikë
Si fitohen pikët
| Vlerësim me tekst (të paktën 50 shkronja) | 10 |
| Vlerësim vetëm me yje | 2 |
| Foto me vlerësimin (deri në 3) | +2 |
| Pionier: vlerësimi i parë i një biznesi në Profi | +10 |
| Rikthim te i njëjti biznes (30+ ditë larg, deri në 3 vizita në 12 muaj) | +5 |
| Provë vizite me kuponin tatimor (së shpejti) | +10 |
| Foto e biznesit te Galeria | +2 |
Pikët numërohen kur një moderator e miraton kontributin. 1★ dhe 5★ fitojnë njësoj — numëron që ke qenë aty dhe ke treguar, jo nota. Deri në 5 vlerësime në ditë marrin pikë.
Loja e ndershme
- Nuk marrin pikë: vlerësime të rreme ose të kopjuara, vlerësime për biznesin tënd ose ku punon, disa llogari për një person, kupona të blerë ose të huazuar, vota të koordinuara.
- Kush mashtron humbet pikët dhe del nga programi. Një çmim i fituar humbet nëse mashtrimi del më vonë.
- Bizneset mund t’u kërkojnë klientëve një vlerësim, por nuk mund t’i shpërblejnë për të.
- Stafi i Profi nuk merr pjesë.
Çfarë ruajmë
- Vlerësimet dhe fotot e tua, si çdo kontribut në Profi. Renditja shfaq emrin dhe inicialin e mbiemrit; kush shkruan vetëm anonim shfaqet si «Kontribues anonim».
- Nga kuponi tatimor: vetëm kodin e kuponit, NIPT-in e biznesit dhe datën — jo foton e kuponit (së shpejti).
- Para pagesës së një çmimi me para, të kërkojmë një dokument identiteti. E sheh një herë një administrator dhe fshihet menjëherë; ruajmë vetëm që u verifikua, kur dhe nga kush (ligji nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale).
Si të nisësh
Hap faqen e një biznesi ku ke qenë dhe shkruaj çfarë pe. Një biznes pa asnjë vlerësim në Profi të jep edhe pikët e Pionierit.