Bee G.
"Die Stadt ist sehr schön, das Museum ist wunderschön, und die albanische Kultur ist wirklich großartig. Ich empfehle sehr, das Museum zu besuchen." "Qyteti është shumë i bukur, muzeu është i mrekullueshëm, dhe kultura shqiptare është vërtet e jashtëzakonshme. Unë e rekomandoj shumë vizitën e muzeut."
Erdi M.
Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brënda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture e kategorisë së I-rë. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90 për qind e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qendisma të ndryshme të ekspozuara me finese. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri ne 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989. Dhe që nga ai vit e më tej ka qëne ndër objektet më me vlerë në republikën e Shqipërisë. Vizitohet në mënyre periodike ky shumica e vizitoreve janë të huaj përgjithësisht që vijnë nga orienti duke qëne se tradicionalisht nën okupimin Osman ka lënë gjurmë edhe etnografia. Por mos harrojmë edhe kostumet e bukur popullor që janë një pasuri tepër e madhe e identitetit tonë kombëtar. Nëse vizitoni Krujën, nuk mund të mos vizitoni edhe këtë muze. Duhet patjeter ta bëni pjesë të axhendës.
Elton K.
PAS RESTAURIMIT ËSHTË PADISKUTIM një nga vëndet më të vizituara në Shqipëri. Përherë ka fluks të madh turistësh .
Gjin N.
Ja vlen te dini më shumë për kulturën e popullit tonë
Ina Z.
Muzeu shume i bukur dhe i mirembajtur shume.