Fabjan M.
Ambienti është i qetë, i pastër dhe i rrethuar nga natyra. Ushqimi ishte i freskët, tradicional dhe me shije fantastike. Stafi shumë mikpritës, i sjellshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar. Një eksperiencë që ia vlen ta provoni
Rexhina S.
Mjedis shumë i bukur, komfort, i qetë, në mes të natyrës. 💙 Ushqimi ishte shumë, shuuuuumë i shijshëm. 🤤 Çdo gjë e freskët dhe organike. Stafi shumë i sjellshëm dhe mikpritës. E rekomandoj 💯
E. M.
Kalova një fundjavë shumë të bukur me familjen tek N'Belik Agroturizëm. Ambienti është shumë i qetë dhe natyra përreth është fantastike, perfekte për t’u shkëputur nga zhurma e qytetit. Ushqimi ishte shumë i shijshëm dhe dukej qartë që produktet janë të freskëta dhe tradicionale. Stafi ishte shumë mikpritës dhe i sjellshëm, gjë që e bëri eksperiencën edhe më të këndshme. Është një vend që e rekomandoj patjetër për këdo që dëshiron të kalojë kohë cilësore me familjen ose miqtë. Me siguri do të rikthehemi përsëri!
Fiction M.
Ky ishte nga ata biznese qe mbahet nga dashuria per punen dhe vendin mesa pashe. Ushqimi: Nuk gjen nje element qe te mos jete bio dhe mos jete i gatuar perfekt. Sherbimi: I shkelqyer ne detaj. Mikpritje fantastike. Shtepizat e gurit i kishin te ngrohta,te pajisura me banjo tv kondicioner etj. Top :-) Per Agroturizem duhet te jete me patjeter ne top 5shen e me te mireve ne Shqiperi. Bravo! 5/5 me kenaqesi!
Erion X.
Nëse të pëlqen natura, nëse të pëlqen "mini - Toskana" shqiptare (rruga nga Lushnja në Cërrik) me pamje mbresëlënëse të ullishteve, vreshtave dhe fushave të gjelbëra dhe rrugë gjarpërushe, nëse të ushqimi tradicional (mish keci në furrë (mbi 5 orë pjekje e ngadaltë), nëse të pëlqen një restorant i bërë i gjithi me dru nga Ukraina, ndërtuar nga mjeshtra ukrainas, atëherë agriturizmi n'Belik do të të lërë pamend o zotëri!