Profi

Parku Arkeologjik i Apolonisë

3 vlerësime

Argita L.

Argita L.

5 tetor 2025

Parku Arkeologjik i Apollonisë është një perlë absolute e trashëgimisë shqiptare. Vendi është i mahnitshëm, një kombinim perfekt mes historisë, natyrës dhe qetësisë. Rrënojat janë të ruajtura në mënyrë mbresëlënëse, me arkitekturë që të lë pa fjalë, sidomos tempulli dhe odeoni. Peizazhi përreth është magjik, me pamje që shtrihen deri në fushat e Myzeqesë. Ajo ndjesi që përjeton duke ecur nëpër gurët e lashtë është unike, a thua sikur koha ndalon për pak. Gjithashtu muzeu është i organizuar shumë mirë dhe jep një panoramë të plotë të historisë së qytetit. Një destinacion që çdo shqiptar dhe çdo vizitor duhet ta vizitojë të paktën një herë në jetë! Apollonia është histori, frymëzim dhe qetësi në të njëjtin vend⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Πετρος Τ.

Πετρος Τ.

2 gusht 2025

Një vend magjepsës në një shpat të gjelbër. Shkova pasdite rreth orës katër në dimër, kur ishte një ditë me diell. Vendi ishte i mrekullueshëm, me ndërtesat antike të pastra dhe të mirëmbajtura

Njomza K.

Njomza K.

28 gusht 2024

Nje monument madheshtore hostorik i mbushur me simbolet e arkeologjise shqiptare i si ene balte, monedha, statuja e mozaike qe datojne deri ne shek. 3 p.e.s, pas vizites se keti monumenti historik do te arrini te shihni nje cikel te zhvillimit epokal te qyteterimeve te hershme shqiptare. Definitivisht ja vlen per tu vizituar.