Teuta G.
Kristi është nje profesioniste e shkëlqyer me shumë vite përvojë që e bën punën me shumë pasion dhe përkushtim.Përveç talentit dhe aftësive te jashtëzakonshme si parukiere,energjia pozitive që ndihet sa hyn në sallon,buzëqeshja e ëmbël dhe mënyra si i bën klientet te ndihen rehat e te vlerësuara e bëjne Kristin vërtet te veçantë."Parukeri Kristi" you are the best!🔥🌟👏♥️
Klea B.
Super e kënaqur! 🥰 Jo vetëm që është shumë profesioniste, por edhe shumë e dashur dhe e shoqërueshme. Të bën të ndihesh rehat që në momentin që hyn në sallon. Punon me shumë përkushtim, përdor produktet e TRUSS dhe kujdeset maksimalisht që flokët të mos dëmtohen. Rezultati është gjithmonë fantastik dhe flokët mbeten të shëndetshëm e me shkëlqim. E rekomandoj me gjithë zemër! ❤️
Aida V.
Që prej vitit 2005, Parukeri Kristi ka qenë më shumë se një sallon bukurie për mua — një vend ku gjithmonë ndihem mirëpritur. Kristi është jo vetëm shumë profesioniste në punën e saj, por edhe mike e veçantë. Profesionalizmi, korrektësia dhe përkushtimi që vendos në çdo detaj e bëjnë sallonin perfekt. Ambient komod, staf i mrekullueshëm dhe rezultate që të bëjnë të ndihesh gjithmonë bukur dhe e kënaqur. Një vend ku cilësia dhe besimi kanë qëndruar ndër vite. Me plot zemër e rekomandoj për këdo që kërkon cilësi dhe ngrohtësi njëkohësisht. 💇♀️🥰✨
Dalina C.
Kam qenë për herë të dytë te Parukeri Kristi në Qytet Studenti dhe mund të them me bindje që është një nga eksperiencat më të mira që kam pasur me flokët e mi. Këtë herë bëra ombre dhe rezultati ishte edhe më i bukur se sa e kisha imagjinuar – shumë natyral, me kalime të buta dhe transparencë maksimale. Ajo që më pëlqen më shumë është profesionalizmi dhe kujdesi i Kristit. Është një zonjë shumë e edukuar, e sjellshme dhe e duruar, që të dëgjon me vëmendje dhe të jep këshilla të sinqerta për atë që të shkon më shumë. Ndihet që ka eksperiencë dhe pasion për punën që bën. Gjatë gjithë procesit punon me shumë delikatesë dhe kujdes maksimal për flokun – nuk ma dëmtoi aspak dhe nuk pati asnjë këputje, gjë që për mua është shumë e rëndësishme sidomos kur bëhet fjalë për dekolorim. Përdor produkte cilësore dhe të bën të ndihesh e sigurt që flokët janë në duar të mira. Ambienti është i thjeshtë, i pastër dhe shumë i rehatshëm, ndërsa vetë Kristi krijon një atmosferë shumë të ngrohtë dhe mikpritëse. Është nga ato vende ku jo vetëm del e bukur, por kalon edhe një kohë të këndshme. Lokacioni në Qytet Studenti është shumë praktik dhe i lehtë për t’u gjetur, ndërsa çmimet janë mëse të arsyeshme për cilësinë e shërbimit që ofron. Pa diskutim do vazhdoj të kthehem dhe e rekomandoj me gjithë zemër për këdo që kërkon një parukiere të zonjën, të kujdesshme dhe profesionale! 💇♀️✨ fotot jan hera e pare qe i lyeva dhe hera e dyte .