Përshkrimi
Laptopë HP e Dell, printera dhe pajisje rrjeti shiten te Ping Technology, pranë urës së ish-NSHRAK-ut në Bulevardin Gjergj Fishta, Tiranë. Dyqani u hap në gusht të vitit 2023 dhe furnizon si individë, ashtu edhe zyra: sisteme POS, Raspberry Pi, serverë, rack-e e PDU, router-a, switch-e e access point, UPS e invertorë, si dhe kabllo e adaptorë të markave Lanberg dhe Techly. Në rafte ka edhe monitorë, projektorë, kufje, kamera interneti e sisteme konferencash, pjesë kompjuteri si SSD, RAM e karta grafike, licenca Windows e Office dhe antivirusë. Porositë nga dyqani online dërgohen në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, ndërsa dyqani fizik punon gjashtë ditë në javë, nga 8:30 deri në 19:00.
Kontakti
Bulevardi Gjergj Fishta 17, Tiranë 1020, Albania