Përshkrimi
Pak hapa nga Sheshi Skënderbej, në Rrugën e Durrësit, Tirana Central Guesthouse në Tiranë ka dhoma familjare me ballkon dhe banjë private. Bujtina, që më parë punonte me emrin Central Hotel, zë dy kate të një ndërtese pranë Kafe Flora dhe ka edhe një ambient të përbashkët për mysafirët. Dhomat kanë ajër të kondicionuar dhe internet falas, dhe nga ballkonet duket qyteti. Muzetë, Piramida dhe Parku Rinia arrihen në këmbë, kështu që makina nuk duhet për vizitën e qendrës. Rezervimet bëhen online, përmes lidhjes në Instagram.
Kontakti
N.1, Rruga E Durrësit, Tiranë 1001
Kategoritë
🏡Bujtinë🏨Hotel🏨Akomodim & Turizëm