Profi

Ullishtja Agroturizëm

5 vlerësime

Herdis B.

Herdis B.

20 maj 2026

Eksperiencë shumë e bukur te Ullishtja Agroturizëm. Ambient i qetë, ushqim shumë i shijshëm dhe staf mikpritës. Gjithçka ishte e freskët dhe tradicionale. Vend perfekt për të kaluar kohë me familjen ose miqtë. Do ta vizitoja përsëri pa hezitim!

Lilus A.

Lilus A.

14 mars 2026

Udhetuam 2 ore për te ngrën iftar ngaqe kemi qen disa her , skemi pas nevoj per rezervim, as nuk na priti njeri, thjesht nuk ka vënde nderkoh çdo gjë bosh , me arrogance dhe shum e ashpër, komunikimi zero!!!! Pa e marr mundimin fare dhe duke ven në dyshim faktin qe kemi qen shpesh imagjino 🤦🏻‍♀️

Suprem 2.

Suprem 2.

17 gusht 2025

Kaluam nje mbremje shume speciale ne kete restorant. Ambjenti i ngrohte dhe mikprites. Gjelberim dhe pasterti.Organizimi shume i mire. Nje kend lojrash i mirembajtur per femije.Buzeqeshje dhe dedikim nga stafi gjate gjithe kohes se qendrimit vecanerisht nga Irma e cila na sherbeu me miresjellje dhe profesionalizem.Ushqimi i fresket dhe i gatuar mire.Pamja e gjirit te Durresit ishte fantastike. E rekomandoj kete agroturizem. Do kthehem serish.

Ludmir M.

Ludmir M.

16 shtator 2022

Këndshëm, ok si çdo Agroturizem me antipastën e shpisë që ishte goxha e bollshme për 3 persona edhe e shijshme. Ambjenti ishte pastër dhe shërbimi okay. Në mbrëmje duken edhe dritat e qytetit. Çmimet ishin mëse normale, besoj se tani varet çfarë menu kërkon.

ENTELA F.

ENTELA F.

13 shkurt 2022

Restoranti i pozicionuar ne zonen kodrinore te Qytetit te Durresit, shume shpejt i arritshem nga te gjitha drejtimet, me nje pamje spektakolare te qytetit, detit, portit, plazhit e kodrave te mbushura me ullinj… Gatime tradicionale cilesore, te servirura bukur dhe me profesionalizem nga stafi i buzeqeshur i Kamariereve….