Kalo te përmbajtja
Profi

Eksploro Profi

Crystalclean

Crystalclean

Pastrim ProfesionalFier

Shqip + Anglisht
Pa vlerësime

Rreth nesh

KUSH JEMI NE

CrystalClean është pjesë e Metohu.shpk, një kompani me mbi 10 vite eksperiencë në biznes, e ndërtuar mbi përvojën, korrektësinë dhe përkushtimin ndaj klientëve.

Gjatë këtyre viteve, Metohu.shpk ka zhvilluar aktivitetin e saj në fusha të ndryshme shërbimi, duke krijuar një bazë të qëndrueshme eksperience dhe organizimi.

Që nga dhjetori 2025, CrystalClean ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në fushën e administrimit të pallateve, duke ofruar një zgjidhje të organizuar për administrimin, pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta.

Sot, CrystalClean synon të sjellë një mënyrë më profesionale dhe transparente të administrimit të pallateve në Fier, duke kombinuar administrimin me pastrimin dhe koordinimin e mirëmbajtjes.

Përvoja që na dallon

Mbi 10 vite eksperiencë në biznes na kanë mësuar se një shërbim i mirë kërkon më shumë se vetëm ofrimin e një pune. Kërkon përgjegjësi, organizim, komunikim të vazhdueshëm dhe respekt ndaj klientit.

Me CrystalClean, këtë eksperiencë e sjellim në një sektor të ri, duke ndërtuar një shërbim të dedikuar për pallatet, bizneset dhe ambientet që kërkojnë standard më të lartë pastërtie dhe organizimi.

CrystalClean sot

Nga fillimi i aktivitetit në administrimin e pallateve në dhjetor 2025, CrystalClean ka vendosur si objektiv ndërtimin e një shërbimi të qëndrueshëm dhe profesional në Fier.

Ne besojmë se administrimi i një pallati duhet të jetë i organizuar, transparent dhe i përgjegjshëm, ndërsa pastrimi dhe mirëmbajtja duhet të ndiqen në mënyrë të vazhdueshme.

CrystalClean – pjesë e Metohu.shpk, me mbi 10 vite eksperiencë në biznes.

Misioni Ynë

Misioni i CrystalClean është të ofrojë shërbime profesionale, të organizuara dhe transparente për administrimin, pastrimin dhe mirëmbajtjen e pallateve, bizneseve dhe ambienteve të ndryshme në Fier.

Ne synojmë të krijojmë ambiente të pastra, të mirëmbajtura dhe të sigurta, duke u kujdesur për çdo detaj dhe duke i dhënë klientëve një shërbim të besueshëm dhe të vazhdueshëm.

Përmes organizimit të punës, stafit të përkushtuar dhe përdorimit të zgjidhjeve moderne, CrystalClean punon çdo ditë për të ndërtuar një marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe për të ofruar cilësi, korrektësi dhe përgjegjësi në çdo shërbim.

Qëllimi ynë është i thjeshtë: ju të keni më pak shqetësime, ndërsa ne të kujdesemi për ambientin tuaj.

Pastrim Profesional

Shërbime pastrimi për ambiente të ndryshme, të organizuara sipas nevojave dhe frekuencës së klientit.

Administrim Pallatesh

Administrim i ambienteve të përbashkëta, organizim i pastrimit dhe koordinim i shërbimeve të pallatit.

Shërbime për Biznese

Pastrime për zyra, dyqane, ambiente tregtare, lokale, restorante dhe hapësira të tjera pune.

Foto nga komuniteti

Identifikohu për të shtuar foto

Nuk ka ende foto nga komuniteti. Bëhu i pari që shton!

Vlerësimet

Si ishte, për çmimin?

Vlerëso për çmimin që pagove. · Hyr pas prekjes — dërgohet vetë.

Ende nuk ka vlerësime në Profi. Bëhu i pari!

Kontakti

Telefon

+355689499958

WhatsApp

+355689499958

Website

crystalclean.al

Email

info@crystalclean.al

Adresa

12, Bulevardi Jani Bakalli, 11 Janari, Sheq i Vogël, Fier, Bashkia Fier, Qarku i Fierit, 9301, Shqipëria

Oraret, çmimet dhe disponueshmëria ndryshojnë — informacionin më të saktë dhe më të përditësuar e merrni drejtpërdrejt nga biznesi, me një mesazh në WhatsApp ose me një telefonatë.

Orari

Mbyllur· hapet Hën 07:30
Hënë07:30 - 20:00
Martë07:30 - 20:00
Mërkurë07:30 - 20:00
Enjte07:30 - 20:00
Premte07:30 - 20:00
Shtunë07:30 - 20:00
Dielë(sot)Mbyllur

Si e llogarisim renditjenStatistika në Profi

Biznese të ngjashme afër

Nëse ky nuk të përshtatet, provo një nga këto

Shiko të gjitha

Shfleto më tej

Biznese të vlerësuara mirë në Fier

Shiko të gjitha