Punë
Si funksionon punësimi në Profi?
Bizneset publikojnë shpallje nga faqja e tyre në Profi; kush kërkon punë krijon një profil profesional dhe aplikon me një klik. Çdo aplikim ka një status që e sheh në profilin tënd — nga "në pritje" deri te "i punësuar" — dhe mund ta tërheqësh kur të duash. Shpalljet e importuara nga burime të tjera kontaktohen direkt me telefon ose email.
Si aplikoj për punë?
- 1
Krijo profilin profesional
Titulli, përshkrimi, aftësitë, arsimi, historiku i punës, certifikatat dhe CV-ja — të gjitha nga profili yt. Kërkohet llogari.
- 2
Gjej shpalljen dhe apliko
Te Punë, filtro sipas qytetit dhe kategorisë. Kur shpallja pranon aplikime në Profi, aplikon me një klik — biznesi merr profilin tënd.
- 3
Ndiq statusin
Çdo aplikim shfaqet te Aplikimet e mia me statusin e tij. Mund ta tërheqësh derisa nuk është mbyllur.
Statuset e një aplikimi
- Në pritje — e dërguar, ende e palexuar
- E parë — biznesi e ka hapur
- Në listën e ngushtë
- Në intervistë
- Ofertë e bërë
- I punësuar
- I refuzuar
- E tërhequr — nga ti
Pse disa shpallje nuk kanë butonin "Apliko"?
Një pjesë e shpalljeve importohen nga burime të tjera dhe biznesi nuk i menaxhon në Profi. Për to nuk ka aplikim brenda platformës: faqja e shpalljes tregon telefonin ose email-in e punëdhënësit dhe kontakton direkt. Kur një shpallje ka skaduar, nuk shfaqet asnjë veprim.
A më gjejnë punëdhënësit?
Vetëm nëse e do. Profili profesional mund të listohet publikisht te Profesionistët — e ndez dhe e fik vetë. Përvoja e punës e konfirmuar nga një biznes në Profi shfaqet si e verifikuar; si lidhet, e shpjegon faqja e stafit.
Si publikoj një shpallje?
- 1
Duhet një faqe biznesi
Çdo shpallje i përket një biznesi. Nëse nuk ke ende një, krijoje ose merre — është falas.
- 2
Shkruaje dhe publikoje
Nga paneli i biznesit, moduli Punësime. E ruan si draft ose e publikon menjëherë; më pas mund ta ndalosh përkohësisht ose ta mbyllësh.
- 3
Menaxho kandidatët
Aplikimet vijnë me profilin e plotë. Ti e çon secilin nëpër statuset — e parë, listë e ngushtë, intervistë, ofertë, i punësuar — dhe kandidati e sheh çdo ndryshim.