Kalo te përmbajtja
Profi

Eksploro Profi

Stafi

Si funksionon stafi në Profi?

Një biznes liston ekipin e tij në faqen publike. Çdo anëtar mund ta marrë profilin e vet me llogarinë e tij në Profi — atëherë punësimi shfaqet si i verifikuar dhe vlerësimet që merr e ndjekin te punëdhënësi i radhës. Një vlerësim për një person nuk publikohet derisa ta miratojë një moderator, dhe personi ose biznesi mund të përgjigjet një herë publikisht.

Çfarë është lista e stafit?

Biznesi shton anëtarët e ekipit nga paneli i tij: emri, roli, lloji i punësimit. Lista shfaqet në faqen publike të biznesit te "Stafi", pa të dhëna kontakti — ato i sheh vetëm pronari. Anëtarët që nuk janë më, hiqen nga biznesi.

Si e marr profilin tim në staf?

Punësimi konfirmohet gjithmonë nga të dyja palët — biznesi dhe personi — dhe ka dy rrugë:

Biznesi të ka listuar tashmë

Hap faqen e stafit të biznesit, gjej emrin tënd dhe shtyp "Ky jam unë". Vlerësimet që kishte rreshti kalojnë te ti. Biznesi mund të të ftojë edhe vetë ta konfirmosh pozicionin.

Biznesi nuk të ka listuar

Kërkoji pronarit të të shtojë në staf — ai mund të të gjejë në Profi dhe të të dërgojë një ftesë për ta konfirmuar pozicionin. Ftesën e pranon ose e refuzon te Historiku i punës në profilin tënd profesional.

Kur largohesh, punësimin e mbyll vetë nga profili — historiku mbetet, i shënuar me datat.

Si e di biznesi që jam unë?

Pronari mund të kërkojë një person me numrin e kartës së identitetit: sistemi kthen vetëm kush është ai person në Profi dhe nëse është tashmë në listë — asnjëherë numrin. Numri i identitetit nuk shfaqet askund publikisht.

Si funksionojnë vlerësimet për stafin?

  • Kushdo me llogari mund të vlerësojë një anëtar të stafit nga faqja e stafit — për shërbimin që mori nga ai person.
  • Si vlerësimi i një biznesi, edhe vlerësimi i një personi nuk publikohet menjëherë: e sheh një moderator dhe e miraton ose e refuzon. Deri atëherë është i padukshëm.
  • Personi i vlerësuar (nëse e ka marrë profilin) ose pronari i biznesit mund të përgjigjet një herë, publikisht.
  • Lexuesit mund ta shënojnë një vlerësim si të dobishëm.
  • Vlerësimet i përkasin punësimit, jo biznesit: kur personi ndërron punë, i merr me vete.

Rregulli i vlerësimeve: vlerëso sipas asaj që pagove →

Pse t'i listoj punonjësit?

Sepse klienti zgjedh njerëz, jo vetëm vende: berberin, mjeken, instruktorin. Një ekip i listuar me punësime të konfirmuara i thotë klientit kush do ta presë — dhe vlerësimet e mira të secilit ngrenë biznesin. Lista e stafit është falas dhe aktivizohet nga paneli, moduli Stafi.

Për biznese →Si funksionon punësimi →