
It Durres
Shërbime ProfesionaleDurrës
Rreth nesh
IT Durres është një kompani teknologjie me mbi 20 vite eksperiencë, që ndihmon bizneset të ndërtojnë, përmirësojnë dhe menaxhojnë praninë dhe infrastrukturën e tyre dixhitale. Kombinojmë eksperiencën lokale me standarde ndërkombëtare për të krijuar zgjidhje moderne, të sigurta dhe të fokusuara në rezultate.
Shërbimet tona përfshijnë zhvillimin e faqeve web dhe platformave moderne, WordPress dhe CMS, dyqane online, sisteme rezervimi, aplikacione mobile dhe software të personalizuar si CRM dhe ERP. Gjithashtu ofrojmë SEO, Google Ads, marketing në rrjete sociale, content marketing, UI/UX, branding dhe materiale grafike për biznese.
Për bizneset në Durrës dhe Golem ofrojmë edhe suport IT në terren, konfigurim dhe mirëmbajtje të rrjeteve dhe Wi-Fi, siguri kibernetike, menaxhim serverash dhe cloud, sisteme POS, fiskalizim dhe automatizim procesesh.
Qëllimi ynë nuk është thjesht të dorëzojmë një faqe web apo të zgjidhim një problem teknik. Synojmë të ndërtojmë zgjidhje afatgjata që përmirësojnë performancën, sigurinë, automatizimin dhe rritjen e biznesit. Punojmë me proces transparent, komunikim të qartë dhe suport të vazhdueshëm edhe pas përfundimit të projektit.
Galeria(6)
Foto nga komuniteti
Nuk ka ende foto nga komuniteti. Bëhu i pari që shton!
Shërbimet tona(5)
Shiko të gjithaDizajn Grafik
Dizajnojme materiale grafike per te gjithe nevojat: postera, broshura, kartevizita, social media graphics dhe me shume.
Shërbime Moderne SEO
Harrojini taktikat e vjetra. Ne krijojmë përmbajtje "të dobishme" që ndërton autoritetin tuaj tematik, fiton besimin e Google dhe ju rendit më lart për atë që ka rëndësi.
Suport IT & Mirembajtje
Ofrojme sherbime te plota suporti IT. Diagnostikim, riparim hardware/software, suport remote dhe kontrata mirembajtjeje.
Pyetje të shpeshta(5)
A ofroni suport IT në terren në Durrës dhe Golem?
Po. Ofrojmë suport IT në terren për biznese në Durrës, Plazh, Golem dhe zonat përreth. Mund t'ju ndihmojmë me probleme të kompjuterëve, rrjetit, Wi-Fi, printerëve, serverëve, POS-eve dhe pajisjeve të tjera të biznesit. Për shumë probleme ofrojmë gjithashtu suport online në distancë.
A krijoni faqe interneti për hotele, restorante dhe biznese lokale?
Po. Zhvillojmë faqe interneti moderne për hotele, apartamente, restorante, klinika, zyra profesionale dhe biznese të tjera. Faqet ndërtohen mobile-first, optimizohen për shpejtësi dhe SEO dhe mund të integrohen me sisteme rezervimi, pagesa online, WhatsApp, Google Maps dhe platforma të tjera.
Mund të përmirësoni një faqe interneti që ekziston tashmë?
Po. Nuk është gjithmonë e nevojshme të ndërtohet një faqe e re. Mund të analizojmë faqen ekzistuese dhe të përmirësojmë shpejtësinë, dizajnin, SEO-n, sigurinë, strukturën teknike dhe konvertimet. Pas një auditimi mund t'ju rekomandojmë nëse ia vlen optimizimi apo rindërtimi i plotë.
A instaloni dhe konfiguroni rrjete Wi-Fi për hotele dhe biznese?
Po. Projektojmë dhe instalojmë rrjete profesionale Wi-Fi dhe LAN për hotele, restorante, zyra dhe ambiente me shumë përdorues. Punojmë me pajisje profesionale si MikroTik dhe Ubiquiti dhe mund të realizojmë konfigurime me Access Point, VLAN, Guest Wi-Fi dhe menaxhim të centralizuar të rrjetit.
A mund të automatizoni procese të biznesit tonë?
Po. Mund të ndërtojmë ose integrojmë sisteme që automatizojnë procese të përsëritshme si rezervimet, faturimi, fiskalizimi, njoftimet me SMS ose email, menaxhimi i klientëve, raportet dhe procese të tjera administrative. Qëllimi është të reduktojmë punën manuale dhe gabimet, duke kursyer kohë për biznesin tuaj.
Vlerësimet
Si ishte, për çmimin?
Vlerëso për çmimin që pagove. · Hyr pas prekjes — dërgohet vetë.
Ende nuk ka vlerësime në Profi. Bëhu i pari!
Kontakti
Telefon
+355 68 401 3065
+355 68 401 3065
Website
itdurres.com
info@itdurres.com
Adresa
Rruga Japigia, Durrës, Bashkia Durrës, Qarku i Durrësit, 2001, Shqipëria
Oraret, çmimet dhe disponueshmëria ndryshojnë — informacionin më të saktë dhe më të përditësuar e merrni drejtpërdrejt nga biznesi, me një mesazh në WhatsApp ose me një telefonatë.
Orari
Biznese të ngjashme afër
Nëse ky nuk të përshtatet, provo një nga këto
sajdoko::
Klikoweb
Crystalclean
Shfleto më tej
Biznese të vlerësuara mirë në Durrës





































